×
  • Lajme
  • Lajme

    Masa e arrestit shtëpiak zëvendësohet me paraqitje në polici për 10 të dyshuarit për bixhoz

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 16:10

    Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë ua ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak ndaj ndaj dhjetë të dyshuarve për bixhoz të paligjshëm, me masën e paraqitjes në stacion policor.

    Këtë vendim të gjykatës e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

    “Referuar pyetjeve tuaj për informacion ju njoftojmë si në vijim: Gjykata Themelore – Dega në Suharekë – Departamenti i Përgjithshëm, Gjyqtari i procedurës paraprake, me datë 30.04.2025, ka marrë AKTVENDIM, ashtu që ZËVENDËSOHET masa e Arrestit Shtëpiak, me MASËN E PARAQITJES në STACIONIN POLICOR, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më 01.06.2025. Ashtu që dhjetë (10) të pandehurit detyrohen të paraqiten në Stacion Policor dy (2) herë në javë”, ka deklaruar Lekaj.

    Bazuar në përgjigjjen e zëdhënësit Lekaj, gjyqtari i procedurës paraprake gjeti se nga provat kërkesa për zëvëndësim të masës është e bazuar.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake, pas vlerësimit të Prokurori të Shtetit, për zëvendësimin e masës së arresti shtëpiak me masën e paraqitjes në Stacion Policor, dhe nga provat e shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa është e bazuar, dhe është vendosur si më lartë”.

    Tutje, në përgjigjje thuhet që fillimisht me datë 02.03.2025, Gjyqtari i Procedurës paraprake kishte marrë Aktvendim dhe ndaj dhjetë (10) të pandehurve i’u kishte caktuar masën e arrestet shtëpiak, por e njejta ishte zëvëndësuar me masën e arrestit shtëpiak.

    Dhjetë të dyshuarit ishin ndaluar më 1 mars nën dyshimin për veprën penale “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    “Sipas kërkesës, medatë 28.02.2025, rreth orës 23:00 minuta, në Suharekë, në kafiterinë “R.G.Z”, i pandehuri L.R., (pronar i lokalit), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizon dhe merr pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë, lokalin e përdorë për lojëra të fatit, ku me rastin e lokalizimit të vendit nga zyrtarët policor kur të njëjtit tentojnë të hyjnë në lokal, dera e lokalit ishte e mbyllur me çelës nga brenda, dhe ishte me pak ndriçim, e pas tentimit të zyrtarëve për ta hapur derën, aty i pandehuri L.R., e hap derën, ku gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë brenda në lokal në tavolinat ku kanë qenë ulur të pandehurit e lartëcekur janë hasur në total dyqind e tetë (208) letra, nëntëdhjetë e gjashtë (96) kartela me mbishkrimin AliExpress me barcode, të cilat dyshohet se janë kartela për lojërat e fatit online”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

    Bëhet e ditur se nga të pandehurit janë sekuestruar në total 15 mijë e 260 euro dhe 1 mijë e 200 franga zvicerane. Gjithashtu, thuhet se tek i pandehuri Reshati– pronari i lokalit të lartcekur janë gjetur letra në sasi prej 3 mijë e 326 copë, të cilat janë përdorur për lojë bixhozi natën kritike./Betimi për Drejtësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!