Kryeministri Hoti ka njoftuar se të gjitha masat e reja të publikuara sot në konferencë do të hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00.
Hoti ka njoftuar se sot do të mbahet një mbledhje virtuale e Qeverisë, ku do të hidhen në votim, ndërsa dy ditë më pas do të hyjnë në fuqi.
Hoti ka treguar kategorizimin e masave varësisht numrit të rasteve në komuna.
Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit.
Po ashtu në këtë orë do të ketë edhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe do të ndalohen hyre daljet.
Kryeministri ka paralajmëruar bizneset të cilat nuk i respektojnë masat e qeverisë do të mbyllen së paku tre muaj, shkruan Reporteri.net.
“Nëse një dyqan, një restorant, qendër tregtare, biznes ose institucion nuk i zbaton masat dhe vendimet e qeverisë do të ketë mbyllje totale së paku për 3 muaj”, tha Hoti.
Kryeministri tha se nuk ka zgjidhje tjetër pasi vendi po kalon në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.