Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat. Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet.
Megjithatë, ditëve të fundit, është përfolur se do të merren disa masa të reja Anti Covid, në kohën kur në Kosovë janë rritur dukshëm shifrat ditore të të infektuarve.
Nga ekzekutivi janë takuar gjatë vikendit me kryetarët e komunave dhe gastronomët derisa, është bërë e ditur se do të merret vendim që nga data 6 prill deri më datë 12 prill të mbyllen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare.
Këtë vendim e kanë kundërshtuar përfaqësues të shoqatës së gastronomëve derisa të njejtët do të mbledhin Këshillin Drejtues sot në ora 14:00.
Vetëm në 24-orëshin e fundit, 680 persona kanë rezultuar pozitiv pas testit me COVID 19, ndërsa, 9 persona kanë ndërruar jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.