×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat e reja: Lokaleve u ndalohet puna nga ora 19:00

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 12:43

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.


    Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.

    Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit, shkruan Reporteri.

    Po ashtu në këtë orë do të ketë edhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe do të ndalohen hyre daljet.

    Në qytetet që janë në zonën me rrezik të ulët, aktiviteti ekonomik do të lejohet nga ora 05:20:00, transporti publik do të lejohet me 50 për qind të kapacitetit.

    Në qytetet që janë në zonën me rrezik të mesëm aktiviteti ekonomik do të lejohet deri në orën 18;00, derisa institucionet publike dhe private do të lejohen të punojnë vetëm me stafin esencial.

    Ndër masat tjera janë:

    Arsimi i lartë do të kalojë plotësisht në formën online

    Për Arsimin Paraunveristar vlejnë manualet e publikuara nga Ministria

    Komunat do të ngrisin shtabin emergjent

    Personat mbi 65 vjeç u kufizohet lëvizja dhe po ashtu të sëmurëve kronikë

    Këto masa pritet të votohen sot në Qeveri dhe do të hyjnë në fuqi nga dita e premte. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!