×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat kundër koronavirusit, Prishtina zbrazet nga studentët

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 9:19

    Kosova vazhdon të jetë një nga shtetet e pakta që s’është regjistruar ndonjë rast i prekur me virusin korona.


    Derisa, mbrëmë pas shpalljes pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në parandalimin e këtij virusi, ndërsa mori një sërë vendimesh, një ndër to edhe pezullimin e procesit mësimor deri më 27 mars, përcjellë Indeksonline.

    Duket se një numër i madh i studentëve që studiojnë në Prishtinë kanë reaguar menjëherë.

    Në orët e para të mëngjesit, janë parë një numër i madh i tyre, të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre, veçmas ata nga Rrafshi i Dukagjinit.

    Nga disa imazhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, shihet edhe studentët me çanta në duar.

    Ndërsa ai ka treguar gjithashtu se udhëtarë të tjerë ka parë shumë pak.

    Kujtojmë që porosi mbrëmë studentëve iu dha edhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, e cila iu kërkoi atyre që mos të qëndrojnë në konvikte.

    `

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!