×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHT-i humb 3.5 milionë dollarë nga Banka Botërore

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 8:22

    Për shkak të shkallës së ulët të realizimit të projektit ESIP (hua 11 milionë dollarë) që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e kishte marrë vite më parë nga Banka Botërore, ky projekt është reduktuar.


    Projekti i cili ka qenë në vlerë 11 milionë dollarësh tashmë është zbritur në 7.5 milionë dollarë. Ky projekt ka pasur për qëllim përmirësimin e sistemit arsimor, shkruan sot Koha Ditore.

    Banka Botërore, javë më parë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave e ka ristrukturuar këtë projekt, duke ia anuluar MASHT-it 3.5 milionë euro.

    Shumica e komponentëve që kanë qenë të parapara të realizohen përmes projektit ESIP janë reduktuar. Kjo pasi i gjithë projekti duhet të përmbyllet deri më 31 dhjetor 2019 dhe periudha e realizimit e të gjithë planit është shumë e shkurtër.

    Projekti “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë” është aprovuar nga Banka Botërore më 10 shtator 2015 dhe pas ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës është bërë efektiv më 13 maj 2016.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!