Provimi i Maturës Shtetërore këtë vit në Kosovë do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe maturantët, për dallimet nga vitet e tjera, do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati).
Në këtë link mund të gjeni informata, udhëzime dhe rregulla për Provimin e Maturës Shtetërore 2022 të publikuara nga MASHTI.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.