×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtroi dhe mori para kinse për persona të sëmurë, 31 vjeçari në Gjilan përvetësoi 18 mijë euro

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 8:44
    Fotografi ilustruese.

    Policia ka arrestuar të martën një person në Gjilan, të dyshuar se kishte mashtruar vitin e kaluar në rrjete sociale, e madje duke përdorur edhe disa media, ku postoi foto me emra të rremë “e kërkonte ndihma financiare për persona të sëmurë”.

    I dyshuari B.K. (1992), sipas Policisë, me këtë mashtrim ka përvetësuar rreth 18 mijë euro.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €”, thuhet në njoftimin e policisë.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!