Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një konferencë për media, ka thënë se çështja e kompromiseve nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka e cila është e kuptueshme kur bëhet fjalë për dialog mes dy vendeve dhe normalizim të raporteve.
Kryediplomati gjerman u shpreh se në fund të procesit të dialogut njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë do të jetë njëri nga elementet e zgjidhjes.
“Njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes, përtej kësaj nga të dy anët, kjo është normale, në dialogë mes vendeve, ka kompromise dhe unë nuk duan të heq linja të kuqe, por e di që edhe nga ana tjetër për shkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë, unë shpresoj dhe dua të ketë gatishmëri nga dy palët për të gjetur kompromise, në një kohë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.