×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi: Me shpalljen e kandidaturës së Memli Krasniqit, gara në PDK është mbyllur

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 21:55

    Publicisti Halil Matoshi ka thënë se në PDK nuk ka garë të hapur sepse ajo është mbyllur me kandidaturën e Memli Krasniqit.


    Ai ka thënë se Enver Hoxhaj pas kësaj, po heziton ta shpallë kandidaturën e tij.

    “PDK është gjatë në pushtet dhe padyshim që e ka hisen e vet të meritave më shtet-ndërtim, krijimin dhe ruajtjen e institucioneve të Kosovës. Ka pasur abuzime, keqqeverisje dhe në këtë situatë është e domosdoshme që PDK të ketë një nismë të re dhe vizion të ri njëherë me vetveten e pastaj me Kosovën

    . Qoftë z. Hoxhaj, qoftë z.Krasniqi duhet të ballafaqohen me atë modelin e shkëputjes së qeverisjes së kaluar. Në këtë situatë nuk do të pajtohesh me z.Hoxhaj se më e rëndësishme është konventa sesa kryetari, prandaj po më duket se me shpalljen e kandidaturës së z.Krasniqi gara është mbyllur në PDK.

    Sepse po të ishte e hapur do të dilnit në një konferencë shtypi dhe t’i shpallnit kandidaturat. Më duket se po heziton të kandidosh për lidershipin e PDK. Kjo dmth se liderët e PDK e kanë diktuar ritmin dhe dinamikën nga Haga”, tha Matoshi në Politiko të Kanal 10 ku po diskutohet për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet të shtunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!