×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e VV-së

    Matoshi njofton se do të ketë ndërhyrje kirurgjike

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 22:02

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.

    Në një postim të gjatë në Facebook, deputetja dhe aktorja Matoshi ka thënë se së fundmi është duke u përballur me një sëmundje të re.

    “Edhe një tjetër … Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu. E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq: Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine; Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe”, ka shkruar ajo.

    Në këtë postim, ajo ka shkruar se do të operohet, për t’iu kthyer aktiviteteve të saja të përditshme.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!