×
  • Lajme
  • Lajme / Në Stamboll

    Mbahet Forumi Ekonomik Turqi-Kosovë, pjesëmarrës edhe Kurti

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 8:56

    Në Stamboll të Turqisë sot do të mbahet Forumi i parë ekonomik i bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Para nisjes së forumit, kryeministri Albin Kurti ka takuar ministrin e Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat.

    Në këtë forum do të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe afaristë të shumtë nga Kosova.

    Ndërkohë gjatë qëndrimit në Turqi, kryeministri Kurti ka takuar edhe afaristët shqiptarë nga sektorë të ndryshëm që veprojnë atje, të cilëve u bëri thirrje të investojnë në Kosovë.

    Kurti ka theksuar se marrëdhënia me Turqinë është e fortë, e gjerë dhe e thellë, marrëdhënie edhe historike edhe kulturore.

    “Ne dëshirojmë, që marrëdhëniet e shkëlqyera që i kemi me Republikën e Turqisë, t’i avancojmë edhe më tej në bashkëpunim sidomos në dy fusha: në ekonomi e tregti në njërën anë dhe në mbrojtje e siguri në anën tjetër”, ka theksuar Kurti.

    Duke i njoftuar për progresin e Kosovës, kryeministri ka thënë se katër fusha ku i kemi bërë investimet më të mëdha janë: mbrojtja e siguria, bujqësia, arsimi edhe shëndetësia. Në aspektin e sigurisë ai përmendi ushtarët dhe oficerët e Ushtrisë së Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë në Republikën e Turqisë duke u trajnuar në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Kosovës. /RTK/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!