×
  • Lajme
  • Lajme / Sot

    Mbahet samiti “The Western Balkans 2024”, marrin pjesë Robertson dhe Renzi

    Reporteri
    11 Qershor 2024 | 7:48

    Sot në Prishtinë do të mbahet samiti “The Western Ballkans 2024” (Ballkani Perëndimor).

    Aty merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    Në samit marrin pjesë edhe disa personalitete të shquara politike, si ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Lord George Robertson e ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

    Po ashtu të pranishëm do të jenë edhe ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

    Gjithashtu, pjesëmarrës do të jene edhe ministra të qeverisë së Kosovës, si dhe biznesmen të ndryshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!