×
  • Lajme
  • Lajme / Moti me borë

    “Mbajeni distancën”, Policia bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

    Reporteri
    11 Janar 2025 | 8:42

    Policia e Kosovës u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë, ndërsa ka kërkuar nga shoferët që të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve.

    Policia në një postim në Facebook po ashtu ka kërkuar që ngasësit e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

    “Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës thekson tutje se kushtet aktuale atmosferike, reshjet e borës dhe ngricat po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor.

    Këshilla për shoferët:

    Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.

    Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.

    Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me borë dhe akull.

    Pajisuni me gomat dhe mjetet dimërore.

    Siguria juaj është prioritet! Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!