×
  • Lajme
  • Lajme

    Mban nofkën “Italiani”, ky është i dyshuari i dytë për gjuajtje me armë në “Duplex”

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 13:53

    Adi Pajaziti, mik dhe bashkëpunëtor i Astrit Mehmetit – ‘Llepotës’, dyshohet të ketë marrë pjesë në gjuajtjet me armë ndërmjet dy grupeve para klubit të natës “Duplex”, mesnatën e së premtes në Prishtinë.


    Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, shoqërohej bashkë me Astrit Mehmetin dhe Kushtrim Krasniqin të premten në mbrëmje kur grupit të tyre i doli një problem me rojet e sigurimit të një klubi nate në kryeqytet.

    Shkaku i këtij problemi, dy grupet u përleshën me armë zjarri rreth orës 02:00 të natës.

    Siç dëshmon një video, grupi i ‘Llepotës’ dhe rojet e sigurimit të “Duplex” u gjuajtën me armë zjarri në hyrje të klubit. Brenda disa sekondave u dëgjuan të krisura armësh, të cilat krijuan panikë tek qytetarët e pranishëm.

    Mirëpo, siç ka mësuar gazeta Insajderi i përfshirë në gjuajtjet me armë zjarri ishte edhe Andi Pajaziti – “Italiani”, një mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i ‘Llepotës’.

    “Italiani” është emër i njohur për Policinë e Kosovës.

    Ai dyshohet të ketë qenë bashkëpjesëmarrës në shumë përleshje në të cilat është përfshirë miku i ngushtë i tij; përfshirë edhe incidentin që ndodhi disa muaj më parë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!