×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbanin bastore ilegale, policia arreston dy persona në Deçan

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 11:32

    Policia në Deçan ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët kanë punuar – zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme të basteve të ndryshme sportive.


    Përveç të dyshuarit në atë lokal janë hasur edhe pesë persona- klientë. Njësiti përkatës i Policisë ka konfiskuar: një laptop, dy printerë, katër resiverë, dy DVR, dy virelesa, shtatë monitorë dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të shtypura për lojëra të ndryshme.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, të cilët e kanë mbyllur lokalin, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!