Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot mbajti konferencë për media pas mbledhjes së 116 të Qeverisë së Kosovë.
I pari i Qeverisë foli për OSHP lidhur me lejimin për blerjen e barnave pa Autorizim Marketing, ndërsa theksoi se nuk preferon t’i komentojë vendimet e organeve shtetërore, por siç tha ai pret që zbatimi i ligjit dhe rregullave të jetë në shërbim të interesit publik.
Kurti këtu përmendi edhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të cilin tha se kjo është hera e tretë që e emëron, e mbase kjo herë dhe e vërteta.
“Tash e kemi ministër sërish Arben Vitinë, është hera e tretë që e emëroj, dhe mbase e treta e vërteta”, tha Kurti në konferencë.
Arben Vitia u riemërua Ministër i Shëndetësisë të hënën e 26 dhjetorit, pas dorëheqjes në tetor të vitit 2021, për të kandiduar nga radhët e VV-së për Kryetar të Prishtinës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.