×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbështetje e palëkundur për Kosovën”, letra e presidentit të Shqipërisë për Vjosa Osmanin

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 19:07

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Në urimin e tij, Presidenti Begaj ka përgëzuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës për përkushtimin e tyre në ndërtimin dhe konsolidimin e një shteti të pavarur, sovran dhe demokratik.

    Presidenti Begaj ka vlerësuar faktin që Kosova është një realitet i pakundërshtueshëm dhe një partner i besueshëm në rajon, duke theksuar kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe prosperitetin.

    Ai ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve “si dy shtete të një kombi me një të ardhme të përbashkët euroatlantike”.

    Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj ka ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën në të gjitha sfidat e saj, përfshirë përpjekjet për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!