Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se për dy rrjedhje uji në dy zona të ndryshme.
Sipas njoftimit të tyre thuhet se ekipet e mirëmbajtjes tashmë janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, ku si pasojë do të mbeten pa furnizim me ujë deri në sanimin e tyre.
“Ju njoftojmë për dy rrjedhje uji në dy zona të ndryshme, mëngjesin e ditës së sotme. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar. Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt. Si pasojë, pa furnizim me ujë janë rrugët e lartëcekura, deri në sanimet e defekteve të dy linjave”, thuhet në njoftimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.