×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetet moti i ftohtë edhe sot, nga nesër rriten temperaturat

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 7:12

    E enjta mbetet e dominuar nga vransirat, por pa kushte për të reshura. Kohëpaskohe do të ketë edhe intervale me diell. Në mëngjes ftohtë e me ngrica. -3C e 0C temperaturat minimale, e maksimalet në një rritje të lehtë në 6C e 10C.

    Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e premtë dhe të shtunë, e orëve të mëngjesit paraqiten edhe ngrica, njofton Prishtina Weather.

    Riga lokale shiu priten të shtunën mbrëma, ndërsa nga e diela pasdite të reshurat e shiut shtrihen mbi vend duke vazhduar kohëpaskohe edhe në fillim të javës së ardhshme.

    Temperaturat gradualisht në rritje, deri në 10C e 12C maksimalet, e minimalet në 2C e 4C gjatë fundjavës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!