×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetet në paraburgim i mituri që sulmoi gruan rome në Ferizaj

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 14:41

    Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës të një të mituri nga Ferizaj, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh.


    “Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 01.06.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 30 qershor, mbetet në fuqi”, theksohet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

    I mituri po dyshohet për veprën penale” Lëndim i lehtë trupor”, pasi më 31 maj të këtij viti, e kishte sulmuar fizikisht një grua të komunitetit rom, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    “Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata s shkallës së parë, ka vepruar drejtë kur e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, pasi që ekzistojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale”, theksohet në vendimin e Gjykatës së Apelit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!