×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetjet mortore të gjetura në bazën e KFOR-it nuk janë të luftës së fundit

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 20:14

    Sot gjatë ditës Reporteri.net ka raportuar se në bazën e KFOR-it në lagjen ‘Arbëria’ janë gjetur mbetje mortore

    Mbetjet mortore që janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, nuk janë të luftës së fundit në Kosovë.

    Këtë për Kallxo.com e ka konfirmuar Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

    Gara ka thënë se pas njoftimit nga sektori i Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, janë kryer ekzaminimet e eshtrave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    “Është konfirmuar që eshtrat janë më të vjetra dhe në këtë rast, nuk mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit. Rrjedhimisht rasti është jashtë mandatit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur”, ka thënë Gara.

    Sipas tij, rasti është trajtuar me prioritet nga Komisioni, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!