×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1 mijë e 200 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 936 në oksigjeno-terapi

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 12:41

    Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 1,234 pacientë.


    Nga 1,234 pacientët e shtrirë, 1,116 janë të konfirmuar me Covid-19, 936 me oksigjeno-terapi dhe 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Në kuadër të klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 435 pacientë, 430 të konfirmuar me COVID-19, 294 me okisgjeno-terapi.

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 799 pacientë, 682 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 642 me oksigjeno-terapi.

    Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
    Klinika Infektive, 115 pacientë
    Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë
    Klinika Infektive III ( Interno), 82 pacientë
    Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
    Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë
    Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
    Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
    Spitali i Prizrenit, 165 pacientë
    Spitali i Gjakovës, 125 pacientë
    Spitali i Pejës, 210 pacientë
    Spitali i Gjilanit, 138 pacientë
    Spitali i Vushtrrisë, 33 pacientë
    Spitali i Mitrovicës, 52 pacientë
    Spitali i Ferizajt, 76 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!