Qendra Mjekësore e FSK-së është një nga më të avancuarat, aty kryhen testime edhe për Covid 19.
Në këtë libër regjistrohet secili nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që merr trajtim mjekësor.
E më pas furnizimin me barnat e nevojshme e bëjnë në barnatoren e spitalit ushtarak.
Aty ku me përkushtim priten nga punonjësit.
Në këtë spital që funksionon brenda hapësirave të kazemrës së FSK-së, Adem Jashari në kryeqytet, shërbime të tilla ofrohen 24 orë.
E në dispozicion të tyre janë një personel prej 80 persona, mjekë infermier dhe staf mbështetës.
Këtu ushtarët mund të marrin trajtime duke filluar nga ato më të thjeshtat e për të përfunduar në ato më të sofistikuara.
Kjo pasi që të gjitha pajisjet janë fjala e fundit e teknologjisë dhe më të avancuarat në Kosovë.
Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Sylaj ka treguar për T7 se në qendër janë dy njësi mjekësore: Qendra mjekësore e forcës e cila është njësi qendrore e shtabit dhe rezimenti mjekësorë .
Qendra mjekësore e forcës aktualisht ka 3 reparte me nga 20 shtretër e cila është konform nevojave dhe protokoleve që parashihen nga kjo qendër.
Sylaj tutje ka treguar disa nga shërbimet që ofrohen këtu.
Në këtë qendër testohen edhe pjesëtarët e FSK-së që dyshohet se janë të infektuar me Covid 19.
Këtu janë trajtuar vetëm ushtarët e FSK-së.
E përveq qendrës mjeksore, një tjetër njësi mjekësore është edhe misioni i regjimentit të mjeksisë.
Misioni i kësaj njësie është ofrimi i shërbimit mjekësorë në teren.
Këtë e ka bërë të ditur Komandant i regjimentit të mjeksisë Adem Preteni.
Ai tutje ka treguar se në këtë fazë ka mjete të mjaftueshme, disa prej të cilave janë donacion nga qeveria amerikane e disa prej tyre të blera me buxhet.
Ndihmesë e madhe e kësaj qendre në furnizm dhe jo vetëm jane donacione që vinë nga shtetet mike të Kosovës.