×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 100 ftesa nga Specialja, deputeti i AAK-së niset më 7 prill drejt Hagës

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 8:28

    Gjykata Speciale ka dërguar më shumë se 100 ftesa në Kosovë, teksa pritet që edhe deputeti i AAK-së, Blerim Kuqi, të udhëtojë për në Hagë më 7 prill të këtij viti.


    Përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vlerësohet se mbi 100 ftesa kanë arritur në Kosovë, por që nuk janë bërë ende publike.

    Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili ka bërë të ditur që pjesa e parë e të ftuarve do të nisen për në Hagë më 7 prill të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!