Pjesa jugore e Mitrovicës sot ishte dëshmitare e një proteste nga banuesit e qytetarët serbë të pjesës veriore.
Protesta u shënua afër urës së famshme të Ibrit dhe kjo jo rastësisht por me arsye të caktuar.
Mbi 100 serbë protestuan për malazezin e arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë shënimit të festës së Vidovdanit në Gazimestan.
I njëjti kishte kënduar këngë nacionaliste serbe dhe më pas ishte arrestuar nga Policia dhe akuzuar nga Prokuroria për verën penale nxitje të mosmarrëveshjes dhe tolerancës, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar mbajtjen 1 mujore në paraburgim të Risto Jovanoviç.
Protesta është zhvilluar pa incidente e paqësisht nga protestuesit, të cilët pas disa minutash qëndrimi në afërsi të urës, janë shpërndarë duke duartrokitur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.