×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 100 të helmuar nga ushqimi në Drenas: Flet njëri nga ta

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 23:10

    Mbi 100 persona janë helmuar në një qebaptore në qendër të Drenasit.


    Te helmuarit janë persona të moshave të ndryshme, të cilët i zë puna të ushqehen jashtë si punëtorë, nxënës etj.

    Një nga të helmuarit, me inicialet V.S. nga komuna e Drenasit (emër i njohur për redaksinë) ka treguar për Reporteri.net se gjendja e të helmuarve është ende e rëndë.
    Ai tregon se kur ju ka përkeqësuar gjendja.

    “Kam ngrënë qebapa, por disa persona tjerë të helmuar kanë ngrënë dynera. Kam ngrënë ushqimin, të nesërmen herët në mëngjes më është përkeqësuar gjendja duke më detyruar t’i anuloj të gjitha aktivitetet e mia tash e tri ditë. Po bazohem edhe në veten time, kam pasur të vjella, barkqitje, temperaturë, ethe, dhimbje stomaku, dhimbje koke, marramendje etj”, ka thënë për Reporteri.net.

    Ai tregon se helmimi ka ndodhur në qebaptore “Toni” në Drenas, ndërsa dyshon se shkak i helmimit të jetë mishi i prishur.

    “Ka mundësi që mishi i prishur të jetë furnizuar nga ndonjë kompani në disa vende të ushqimit të shpejtë, sepse kishte persona që ishin helmuar që nuk kanë ngrënë bukë tek qebaptorja por diku tjetër”, rrëfen ai.

    Më tutje tregon se personat janë duke u trajtuar me terapi disa ditore.

    “Ata (personat e helmuar) shkojnë vazhdimisht për të marrë terapinë. Nuk e kanë ndalë askënd në spital se nuk kishte vend sepse salla është full sa herë që shkoj për terapi”, ka thënë ai.

    I pyetur sa persona janë helmuar ai thotë se dyshon se janë rreth 100 të helmuar.
    “Në media pashë se po raportojnë për 50 persona të helmuar. Unë nuk i besoj kësaj shifre sepse duhet të jetë më e madhe, 100 ose më tepë”, ka deklaruar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!