×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 103.000 vaksina u administruan për vetëm 5 ditë në Kosovë

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 18:27

    Në pesë ditët e fundit janë administruar mbi 100,000 vaksina kundër COVID-19, në Kosovë.


    Nëpër qendrat e vaksinimit në qytetet e Kosovës, janë dhënë 103.180 vaksina, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

    Me këto të dhëna, shifra dozave të administruara ka shkuar në mbi 1.100.000.

    Ndërkaq, MSH ka bërë thirrje për vaksinim të mëtejmë.

    Në Kosovë janë dy lloje të vaksinave të cilat qytetarët mund t’i zgjedhin, AstraZeneca dhe Pfizer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!