×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 11 mijë aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 8:41

    Aktualisht në Kosovë janë 11 mijë e 280 raste aktive me coronavirus.


    Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve ka shkuar me SARS CoV2 ka shkuar në 47 mijë e 952.

    Nga COVID-19 u shëruan 35 mijë e 439 qytetarë, ndërsa nga coronvirusi kanë vdekur 1, 233 qytetarë.

    Një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se janë në komunikim me të gjitha instancat ndërkombëtare për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19.

    Ai këto komente i bëri pas një takimi që pati me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin.

    Zemaj ka shtuar se kanë besim të plotë në zotimet e deritashme të BE-së dhe organizatat tjera për vaksinën antiCOVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!