×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 8:05

    Ka arritur në 39 mijë e 596 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.


    Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, ky virus ka infektuar 39 mijë e 596 persona në Kosovë.

    Derisa 25 mijë e një u shëruan nga infektimi me COVID-19, janë 1 mijë e 16 persona që kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

    Ndërkohë që nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) 13 mijë e 579 janë raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!