×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 16 mijë vaksina antiCOVID u dhanë sot në Kosovë

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 23:26

    Mbi 16 mijë doza të vaksinës antiCOVID janë dhënë sot në vendin tonë.


    Lajmin e ka bërë të ditu zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti.

    Ai në një postim në Facebook tha se vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes.

    “Mbi 16,000 doza të administruara të vaksinës kundër COVID-19 sot në Kosovë. Vaksinimi i shpejtë i popullatës nuk ka alternativë, aq më tepër që varianti Delta (SARS-COV 2) po përhapet shpejt tek të gjitha grupet dhe në veçanti te grupmoshat e reja.

    Vaksinimi nuk është vetëm masë mbrojtëse nga virusi, por edhe masë kundër mbylljes! Komplimente për ekipin menaxhues dhe ekipet e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës!”, tha Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!