Në Kosovë ditëve të fundit janë rritur në mënyrë alarmante rastet me COVID-19.
Vetëm sot janë konfirmuar 352 raste të reja, duke çuar në 1659 numrin e rasteve aktive.
Ndërsa rastet vazhdojnë të rriten, numri i personave të vaksinuar me dozën e dytë është 166 mijë e 148 qytetarë.
Njoftimi i plotë nga MSH:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.659.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.