×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 17 mijë persona morën vaksinën anti-COVID në 24 orët e fundit

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 15:57

    Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 643 doza të vaksinës kundër COVID-19.


    “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.

    Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 173 raste të reja me COVID-19 nga 5 mijë e 95 testime të kryera. Kurse betejën me virusin e kanë humbur 7 qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!