Dhjetëra autobusë, janë organizuar sot për të shkuar në turizëm ditor në Brezovicë.
Në pamjet që u publikuan sot në media Brezovica “vlon” nga qytetarët derisa tërë kjo situatë e detyroi edhe policinë të ndërhyjë.
Reporteri.net ka siguruar edhe një video ku shihen radhët e gjata të autobusëve të cilët në mënyrë të organizuar dërguan sot njerëz në Brezovicë.
Siç shihet në pamje aty janë mbi 18 autobusë.
Kjo ka bërë që policia menjëherë të shkojë në Brezovicë dhe ta shpërndajë turmën.
Kujtojmë se, numri i rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi vazhdon të jetë i lartë. Vetëm sot u konfirmuan 524 rate të reja dhe betejën me këtë sëmundje e humbën 12 persona.
Gjatë ditës së djeshme Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat në fuqi do të vazhdojnë edhe më tutje, ndonëse potencoi se ditëve të fundit ka pasur rënie të infektimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.