Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar mbi 190 mijë euro kursime në bankat komerciale.
Sa i përket pasurisë së patundur ajo tregon se posedon një banesë, e cila është e dhuruar nga prindërit.
Në deklarimin e pasurisë AKK, ajo thotë se banesa prej 91.8 metër katrorë në vlerë prej 75 mijë euro është e dhuruar nga prindërit.
Rizvanolli thotë se posedon një veturë Renault Kadjar në vlerë prej 18 mijë euro.
Po ashtu, ajo në formularë të AKK-së thotë se ka 0.41 për qind aksione në Kolegjin Riinvest, ku dhe është ligjëruese.
Nga paratë e gatshme, Rizvanolli thotë se ka 191 mijë e 456 euro të kursyera në emër të vetin dhe të bashkëshortit.
Për sa i përket të hyrave vjetore, ministrja thotë se ka mbledhur mbi 32 mijë euro në emër të pagave dhe mëditjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.