Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë publik një numër ku mund të drejtohen qytetarët për të njoftuar lidhur me rritjen e çmimeve. Deri tani, në këtë numër janë pranuar mbi 200 thirrje.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se që nga ora 10:00, ka pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor.
“Sot nga ora 10:00 deri më tani përmes linjës pa-pagësë 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor”, thuhet në komunikatë.
E për shkak të ngarkesës së madhe të thirrjeve, ATK-ja ka mundësuar edhe një linjë tjetër alternative për raportim, por me pagesë.
“Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosoves ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë)”, njofton AKK-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.