Që nga 1 janari i këtij viti e deri më 29 qershor 2022, 2 mijë e 186 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Kështu ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në një përgjigje për Infokus-in.
“Gjatë periudhës 01.01.2022 deri më 29.06.2022, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 2186 persona”, thuhet në përgjigjen e MBP-së.
Heqja dorë nga shtetësia në shumicën e rasteve ndodhë për shkak se në shumicën e shteteve evropiane nuk lejohet dyshtetësia.
Ndërkaq, në vitin e kaluar prej janarit e deri në muajin nëntor nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar gjithsej 4 mijë e 594 persona.
Kështu pati njoftuar zyrtari për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, Behar Haziraj, i cili kishte thënë se 2 mijë 359 prej tyre ishin të gjinisë mashkullore, ndërsa 2 mijë e 235 ishin të gjinisë femërore.
“Gjatë periudhës janar – nëntor të vitit 2021, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar gjithsej 4 mijë e 594 persona. Prej tyre, meshkuj janë 2 mijë e 359, ndërsa 2 mijë e 235 janë femra. Këto janë të dhëna statistikore të përpunuara deri në muajin nëntor, ndërsa meqë muaji dhjetor nuk ka përfunduar ende, të dhënat për këtë muaj nuk i kemi”, pati thënë Haziraj asokohe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.