×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 22 mijë qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 15:36

    Mbi 22 mijë qytetarë janë vaksinuar në 24-orët e fundit kundër virusit Covid-19.


    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda ditës janë dhënë 22 mijë e 119 vaksina kundër Covid018.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

    Ndërkohë në 24-orët e fundit 2 mijë e 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

    Ndërsa tetë persona kanë vdekur pas infektimit me këtë virus.

    Njoftimi i plotë:

    19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

    Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.

    Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!