×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 25 punonjës shëndetësorë janë të infektuar me COVID-19 në Kosovë, shumica prej tyre në QKUK

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 16:13

    Më shumë se 25 punonjës shëndetësorë janë të infektuar me koronavirus Covid-19 në spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare në Kosovë.


    Shumica prej tyre janë të infektuar në Qendrën Klinike Universitare ku pesë janë konfirmuar në Klinikën e Biokimisë, dy në Klinikën e Endokrinologjisë, një në Radiologji dhe një në Klinikën e Syve, shkruan Gazeta Shneta.

    Në një QMF të komunës së Mamushës janë infektuar e gjithë ekipa prej shtatë personash me Covid-19. Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës Abdulhadi Krasniqi në RTV Dukagjini.

    Në QKMF-në e Dragashit janë konfirmuar pozitiv pesë punonjës shëndetësorë, të cilët ishin kontakt i një rast të konfirmuar më datën 15 qershor. Lajmi është konfirmuar nga Shaban Shabani, kryetar i komunës.

    Nga një rast me Covid janë konfirmuar edhe në Pejë në një QMF dhe në Spitalin e Mitrovicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!