×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 26 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 7:04

    Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 26.524.


    Vetëm të enjten, 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, teksa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 612 raste të reja pozitive, shkruan Reporteri.net.

    Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë shëruar edhe 2 mijë e 460 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2.

    Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 862.224 doza të vaksinës anti-COVID në të gjitha qytetet e Kosovës, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20.618 qytetarë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!