151,279 persona janë prekur me COVID-19, që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë, e prej tyre 2,606 kanë humbur jetën.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit 24 orëve njofton se nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, prej tyre më së shumti në Ferizaj me 250 raste, Prishtinë 184 raste, Podujevë 106 raste dhe komuna të tjera.
Përndryshe, janë 26.534 raste aktive në Kosovë dhe këtu prinë Prishtina me 5107 raste.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.