×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 29 mijë të prekur me Covid-19 në Kosovë që nga marsi

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 8:14

    Numri i rasteve me coronavirus në Kosovë ka shënuar rritje gjatë javëve të fundit.


    Që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para me virusin SARS CoV-2 e deri më sot, janë konfirmuar 29 mijë e 117 raste nga 118 mijë e 946 persona që janë testuar.

    Përveç numrit të rasteve pozitive, javëve të fundit ka pasur edhe rritje të rasteve të vdekjeve. Deri më tani numri total i rasteve që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka arritur në 822.

    Por pavarësisht kësaj kemi edhe një numër të lartë të personave që janë shëruar.

    Sipas të dhënave na Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri më sot numri i të shëruarve është 17 mijë e 305 raste.

    Ndërkaq raste aktive me virusin SARS CoV-2 mbeten 10 mijë e 990.

    Kujtojmë se të premten e kaluar kanë hyrë në fuqi masat e reja nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit.

    Sipas këtij vendimi Qeveria ka ndarë komunat në tri kategori sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit.

    Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të gjelbër);

    Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të verdhë);

    Komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të kuqe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!