×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 307 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 16:30

    Edhe sot në vendin tonë numri i personave që kanë vdekur nga COVID-i ka qenë i madh, pasi 24 persona kanë humbur betejën me këtë virus.


    Ministria e Shëndetvsisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, shkruan Reporteri.net.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

    MSH ka njoftuar se gjatë 24 orëve, me Covid-19 kanë rezultuar pozitiv 890 persona, derisa janë shëruar 1.712 qytetarë.

    Në total numri i rasteve aktive është 26.688. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!