×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 310 mijë persona janë vaksinuar nga COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 8:43

    Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.


    Tre pacientë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 98.

    “Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

    Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.

    Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!