×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 40 ushtarë të UÇK-së janë vetëvrarë pas luftës në Kosovë

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 11:56
    Flamur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Që nga pas lufta në Kosovë sipas Organizatës së Veteranëve të UCK-së, kanë bërë vetëvrasje mbi 40 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ky numër mund të jetë më i lart, por kaq janë të identifikuar. Njëri nga ta është Bekim Maloku nga Podujeva veteran i vetëvrarë.

    Veteranët e UÇK-së pavarësisht përjetimeve të rënda që kanë kaluar, shteti nuk është marrë me trajtimin e tyre shëndetësorë.

    Psikologët vlerësojnë se një veteran ka nevojë të madhe për trajtim pos-traumatik. Për prindin e Bekimit peng mbetet mos trajtimi i duhur mjekësorë i tij.

    Në Kroaci veterani është I shenjtë, thotë ushtaraku Kadri Kastarti, pjesëmarrës në dy lufta.

    “Unë kam qenë ushtar në Kroaci dhe unë ende marrë e-mail nga Kroacia për trajtimin tim mjekësorë dhe I mbulojnë të gjitha shpenzimet e mua në gjithë Evropën”, tha ai.

    Gjendja e veteranëve nuk pritet të përmirësohet shpejtë.

    Aziz Bici këshilltar i kryeministrit për kategoritë e dala nga lufta, tha se institucion që merret me trajtimin e traumës së luftës nuk ka dhe është problem me u bë diçka pa u bë një ligj i ri e ai nuk mund të bëhet për shkak se të gjithë arkivën tonë e ka prokuroria.

    Në Kosovë veteranët vlerësohen me një pension prej 170 euro në muaj, deri në momentin që ata të gjejnë një punë. /rtk

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!