×
  • Lajme
  • Lajme / Emigrimi

    Mbi 5 mijë kosovarë u zunë duke qëndruar ilegalisht në vendet e BE-së gjatë vitit 2022

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 12:51

    Mbi 5 mijë shtetas nga Kosova u zunë duke qëndruar ilegalisht në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Shcengen për vitin 2022.

    Në këtë shifër krahasuar me vitin 2021  kishte rritje prej 14%, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Këto të dhëna janë publikuar  në portfolion vjetore të emigrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    “Shtetasit kosovarë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe që nuk kanë pasur të drejtë të qëndrojnë në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, për vitin 2022, ishte gjithsej 5,025 persona, krahasuar me vitin 2021 (4,405), kishte ngritje prej 14%”, thuhet në raport.

    Shtetet Anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, që raportuan numër më të madh të shtetasve kosovarë me qëndrim të parregullt në vitin 2022, ishin: Gjermania 1,660 (33%), e pasuar nga Zvicra 1,035 (21%), Kroacia 540 (11%), Franca 425 (8.5%), Austria 340 (7%), Italia 305 (6%), Hungaria 280 (5.6%), Sllovenia 250 (5%) dhe shtetet tjera 190 (3.8%). Vetëm në dy shtetet anëtare të BE-së (Gjermani dhe Zvicër) me qëndrim të parregullt u kapën më shumë se gjysma 2,695 (54%) të shtetasve kosovarë.

    Gjysma e shtetasve kosovarë, sipas raportit rreth 50%, janë gjetur dukë hyrë në formë të parregullt (ilegale) në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, me mbi qëndrim ishin 19% dhe arsyetjetër 31%.

    Raporti thekson se në dy vitet e fundit, Kroacia raportoi numrin më të madh të shtetasve kosovarë që hynë në mënyrë të parregullt me 27%, e pasuar nga Zvicra me 26%, Italia 13%, Sllovenia 12%, Gjermania 12% dhe shtetet tjera me 10%.

    Në vitin 2022, numri i përgjithshëm i shtetasve kosovarë të urdhëruar të largohen nga shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen ishte 4,255.

    Numri i përgjithshëm i urdhër largimeve të shtetasve kosovarë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen në vitin 2022 sipas shteteve u regjistruan në: Francë 1,175 (27.6%), Slloveni 935 (22%), Kroaci 560 (13.2%), Zvicra 290 (6.8%), Itali 270 (6.3%), dhe shtetet tjera 1,025 (24.1%). /Reporteri.net/

    Mbi 156 mijë banorë u larguan nga Kosova për katër vite, 2018-2022

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!