×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 50 mijë kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, kolona të gjata në Morinë

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 13:31

    Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës që u nisën drejt Shqipërisë regjistroi kjo fundjavë, ndërsa e diela ka nisur me një fluks të lartë makinash në Morinë. Policisë kufitare iu desh që të punonte me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar.


    Por radhët e gjata të automjeteve, si pasojë e fluksit të lartë nuk krijohen vetëm në Morinë.

    Një tjetër segment problematik i Rrugës së Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit. Radhë dhe vonesa krijohen edhe si pasojë e ngushtimit të rrugës me një sens lëvizje.

    Policia rrugore e stacionuar pranë këtij segmenti po menaxhon trafikun për përpjekje për të lehtësuar qarkullimin. /abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!