×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 8:02

    Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 53 mijë e 776 raste nga 197 mijë e 061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.


    Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 377 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

    Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 140 raste.

    I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 46 mijë e 259 pacientë të shëruar.

    IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 253 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 646 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!