Dy raste të vdekjes si pasojë e coronavirusit janë regjistruar të enjten në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 133 raste të reja pozitive.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se aktualisht në vend janë 6 mijë e 77 raste aktive me COVID-19, shkruan Reporteri.net.
Numri i të shëruarve ka shkuar gjithsej në 150 mijë e 626.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 226 mijë e 63 doza të vaksinës anti-COVID.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
23 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.
Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.
Në total numri i rasteve aktive është 6.077.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.