×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 78 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 8:34

    Në Kosovë është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.


    Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri të enjten, në Kosovë 78 mijë e 298 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

    Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka treguar se deri tani në gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293 mijë e 693 doza të vaksinës.

    Ndryshe ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tash e tutje terminin për vaksinim mund ta bëjnë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç.

    Kujtojmë se dje në vendin tonë janë konfirmuar vetëm katër raste të reja me coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!